Zonja e Parë e Japonisë bëri sikur nuk di të flasë anglisht para Trump-it (Video)

Në intervistën dhënë kohë më parë për New York Times, presidenti amerikan Donald Trump është ankuar për takimin e çuditshëm me Zonjën e Parë të Japonisë, Akie Abe

Trump ka thënë se në samitin e sivjetmë të G20-s në Hamburg ishte ulur afër Abe.

“Isha i ulur afër bashkëshortes së kryeministrit Abe, për të cilin mendoj se është djalë i shkëlqyer, edhe ajo është grua e shkëlqyer, por nuk flet anglisht”, u ankua Trump, ka zbuluar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Maggie Haberman, raporton The Independent, transmeton Gazetametro.net.

Ai ka thënë se ishte shumë e çuditshmë, sepse darka zgjati, dhe atmosfera ishte pak e pakëndshme. “Darka ka zgjatur së paku një orë e 45 minuta”, ka thënë ai, përcjell Gazetametro.net.

Mirëpo, më vonë dolën spekulimet se presidenti amerikan kishte fituar përshtypje të gabuar për Zonjën e Parë. Shkrimtarja dhe kolumnistja Jessica Valenti ka shkruar në Twitter se Abe flet anglisht shkëlqyeshëm. “Duket se Zonja e Parë e Japonisë gati dy orë u bë sikur nuk flet anglisht në mënyrë që të shmangë bisedën me Trump-in”, ka shkruar Valenti.

Në favor të këtij pohimi është edhe video e fjalimit, të cilin Abe kishte mbajtur në një simpozium.

Pra, nuk dihet se a ishte bërë sikur nuk flet anglisht bashkëshortja e kryeministrit japonez apo krejt kjo ishte një rastësi, por është gjithsesi interesante.

Temat
BotëLajme

Të afërta