Talenti i Realit i huazuar te Deportivo, shënon golin e vitit (Video)

Talenti i Real Madridit ka shënuar gol të bukur në miqësoren e Deportivos me Somozas, që duket të jetë goli më i bukur në karrierë.

Deportivo La Coruna e ka mposhtur 6:1 në miqësore skuadrën, UD Somozas. Në këtë ndeshje shkëlqeu talenti i Real Madridit i huazuar këtë verë, Federico Valverde.

18 vjeçari shënoi një gol nga pothuajse 60 metra, duke zënë në befasi portierin kundërshtar.

Valverde shihet si një ndër talentet më premtues dhe Zinedine Zidane dëshiron që ai të luajë i huazuar së paku për dy vitet e ardhshme që të fitojë përvojë para se të inkuadrohet në ekipin e parë, shkruan Gazeta Express.

Temat
BotëSport

Të afërta