Skënderbeu kalon në raundin e tretë të kualifikimeve në Europa League

Skënderbeu ka kaluar në raundin e tretë të kualifikimeve në Europa League

Klubi shqiptar e ka eliminuar skuadrën e Kairat Almaty për t’u kualifikuar në raundin e tretë të këtij evenimenti madhor për klube.

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, Skënderbeu nuk la hapësirë për befasi, duke fituar 2:0 në shtëpi.

Sabien Lilaj (50’) dhe Sebino Plaku (83’) shënuan për fitoren e madhe të Skënderbeut. /Gazeta Express/

Temat
RajonSport

Të afërta