Si ti ruani gjërat e vlefshme me Alcatel Move Track?

Përmes pajisjes së mençur e cila kontrollohet përmes aplikacionit mobil, Alcatel Move Track ua mundëson përdoruesve të saj të krijojnë një rreth të sigurisë virtuale, përmes njoftimeve që ata i marrin kur gjërat e vlefshme sikurse një çantë, valixhe, çelësat, biçikleta apo edhe kafshët shtëpiake të cilët ata i mbajnë, janë jashtë rrethit të lejuar nga përdoruesi.

Mbajtësi i Alcatel Move Track vendosë zonën e sigurt, dhe për çdo largim jashtë këtij territori për gjërat e përcaktuara, përdoruesi merr njoftim të menjëhershëm në telefon, dhe me këtë vihet në dijeni për lokacionin e tyre, automatikisht.

Falë pajisjes së re të Alcatel, përkatësisht veglës e cila funksionon si përcjellës me GPS – Move Track, pronarët e kafshëve shtëpiake janë në dijeni 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë për vendndodhjen e ‘miqve’ të tyre, sepse Move Track mund të vendoset edhe në rripin e qafës së një kafshe shtëpiake. Move Track është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, dhe ky tipar e bën të përshtatshme pajisjen për secilin ambient.

Move Track ka një peshë të lehtë prej vetëm 33 gramëve, ndërsa jetëgjatësia e baterisë së pajisjes shkon deri në 4 ditë sepse e njëjta vjen me 400mAh. Aplikacioni mobil i MoveTrack përdoruesit mund ta caktojnë një zonë të caktuar si të sigurt, dhe sa herë që gjërat e vlefshme që ju i keni vendosur në këtë hartë janë jashtë zonës, aplikacioni ju dërgon një njoftim në telefon.

Përdorimi i Move Track është shumë i thjeshtë, pasi që pajisja kontrollohet përmes aplikacionit mobil që e ka të njëjtin emër. Çmimi i Alcatel Move Track është 72 euro (6 euro në muaj) ndërsa operatori i vetëm mobil në Kosovë që e ofron produktin është IPKO, e cila ka mundësuar që pagesa për MoveTrack të jetë në baza mujore, ndërsa në pako bashkë me pajisjen ju do të keni edhe internet në mobil 200MB.

Temat
Teknologji

Të afërta