Rrahje në Podujevë, lëndohen tri femra

Në Podujevë ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve pas një fjalosjeje ndërmjet tyre, me ç’rast katër të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet policore.

Në këtë rast janë lënduar tri femra, të cilave u është ofruar trajtimi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Temat
LajmeVend

Të afërta