Pjanic flet për kalimin e Bonuccit në Milan

Pjanic nuk ka dashur të komentojë shumë largimin e Bonuccit, duke i uruar fat në aventurën e re.

Kalimi i Leonardo Bonuccit nga Juventusi në Milan ishte befasi për shumë kë, që zgjodhi të transferohet të rivali i përbetuar i “Zonjës së Vjetër”.

Lidhur me këtë ka folur edhe mesfushori, Miralem Pjanic, i cili nuk ka dashur të komentojë shumë, duke i uruar fat në aventurën e re.

“Bonucci? Leo ka qenë këtu për shumë vite, ai e njeh klubin mirë dhe se si funksionojnë gjërat këtu. Vendosi të largohet, ashtu si shumë lojtarë, që vijnë e shkojnë”, tha Pjanic.

“Është zgjedhja e tij dhe i dëshirojmë më të mirat. Do të nisim gjithçka nga fillimi sezonin e ri me lojtarët që kemi dhe ata që kanë ardhur, jemi të motivuar”, shtoi ish mesfushori i Romës. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta