“Në janar ishte vendosur largimi i Costas”

Conte ka thënë se kishte vendosur ta shesë Costan që në janar të këtij viti.

Diego Costa nuk do të jetë më pjesë e “Bluve të Londrës”. Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se këtë vendim e ka marrë që në janar, e jo në fund të sezonit të kaluar.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët që nuk janë këtu”, tha fillimisht Conte.

“Ajo çfarë mund t’iu them është se situata e Costas ishte zgjidhur që në janar. Ishte e qartë që atëherë për të, klubin dhe agjentin e tij. Për mua, ky diskutim është i mbyllur”, shtoi trajneri i Chelseat. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta