Mourinho lavdëron Lukakun (Video)

Jose Mourinho ka lavdëruar Romelu Lukakun

Manchester United e ka mposhtur 2:0 Manchester Cityn në Amerikë në kuadër të International Champions Cup, ku Romelu Lukaku tregoi edhe njëherë se Jose Mourinho nuk ka gabuar që e transferoi, duke shënuar gol të bukur.

Belgu tani ka marrë lëvdata edhe nga ish trajneri i Chelseat, që është i kënaqur me punën që po bën ish sulmuesi i Everton.

“Nuk mund të jem më shumë i lumtur nga ajo çfarë po bën Lukaku. Mënyra si kombinohet me Pogban dhe pranon topin, është e mrekullueshme”, tha Mourinho. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta