Lukaku apo Morata? Conte tregon cili ishte zgjedhja e parë

Antonio Conte insiston se Alvaro Morata ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë kur bëhej fjalë për pozitën e ‘9-shit në sulmin e skuadrës së tij.

Më herët është raportuar se Romelu Lukaku, i transferuar te Manchester United, ishte zgjedhja e parë e Antonio Contes.

Por, në pamundësi për ta transferuar belgun, Chelsea bleu Moratan nga Real Madridi që sipas mediave spanjolle ka kushtuar 80 milionë euro, derisa ato angleze raportojnë se sulmuesi është transferuar për 65 milionë euro plus 13 të tjera varësisht prej paraqitjeve.

Conte thotë se bleu Moratan pasi ai gjithmonë ka qenë zgjedhja e parë dhe pret që 24-vjeçari të shkëlqejë në “Santiago Bernabeu”.

“Zgjedhja është shumë e rëndësishme dhe Morata pa asnjë dyshim ishte zgjedhja e parë e imja”, tha Conte.

“Ai është lojtar i shkëlqyer, i duhuri për Chelsean dhe shpresoj të tregojë kualitetet e tij këtu”.

“Mendoj se është transferim i qëlluar, është i ri, por më shumë eksperiencë, duke luajtur në Juventus e Real Madrid. Ai ka shumë eksperiencë dhe mendoj se është transferim i mirë për ne”, u shpreh Conte më tej.

“Kemi marrë sulmues fantastik, pavarësisht se ende është i ri, ai tashmë ka fituar gjithçka dhe e mirëpresim atë këtu”, përfundoi trajneri i Chelseat. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta