LG pa zhurmë lanson telefonin Q8

LG pa shumë zhurmë ka prezantuar pajisjen e re Q8, që duket si version mini i telefonit V20.

Pajisja ka ekran 5.2-inç dhe ka kamerë të dyfishtë. Procesori është Snapdragon 820.

Telefoni i ri vjen me sistem operativ Android 7.0 Nougat dhe 4GB RAM e 32GB hapësirë të brendshme. Bateria e tij është 3000mAh.

LG Q8 do të dalë në treg këtë muaj, ndërsa akoma nuk është bërë i ditur çmimi i tij.

Temat
Teknologji

Të afërta