Lamtumirë Danilo (Foto)

Danilo tashmë mund të konsiderohet lojtar i Manchester City, ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin anglez, raporton Marca.
Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Danilo, tashmë mund të konsiderohet lojtar i Manchester City,

Kështu raporton Marca, sipas të cilës 26 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin anglez, transmeton Gazeta Express.

Marca shkruan se City do të paguajë 30 milionë euro për Danilon plus pesë të tjera bonuse, që ka mposhtur kështu konkurrencën e Chelseat.

Braziliani është bindur nga Pep Guardiola, që i ka garantuar një vend në formacion, pavarësisht transferimit te Kyle Walker, teksa në Real Madrid ishte vetëm zëvendësues i Dani Carvajal. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta