Justin Bieber-it i ndalohet të përformojë në Kinë

Ylli kanadez i muzikës pop, Justin Bieber nuk do të lejohet të performojë në Kinë.

Në një deklaratë nga Ministria e Kulturës së Pekinit thuhet se nuk është e përshtatshme që të lejohen performancat e artistëve që janë të përfshirë në “sjellje të këqija”.

“Justin Bieber është një këngëtar i talentuar, por ai është gjithashtu një këngëtar i huaj kontravers. Ne shpresojmë që Justin Bieber të rritet, të vazhdojë të përmirësojë fjalët dhe veprimet e tij dhe të bëhet vërtet një këngëtar i dashur nga publiku”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

Ylli i muzikës pop që u lejua të mbajë një turne në Kinë në vitin 2013, bashkohet me një listë të gjatë të muzikantëve që janë në “listën e zezë”.

Shumica prej tyre, si grupi britanik Oasis dhe grupi amerikan Maroon 5 janë në këtë listë për shkak të deklaratave politike të perceptuara, dhe jo për shkak të sjelljeve të këqija.

Temat
Përgjithshme

Të afërta