Izer Aliu merr çmimin ‘Special Mention’ në PriFilmfest

Për këtë çmim regjisori shqiptar Izer Aliu, i falënderoi fort organizatorët e këtij festivali siç janë Vjosa Berisha dhe Fatos Berisha, shkruan KultPlus.

Në ceremoninë e mbylljes së edicionit të nëntë të PriFilmFest, u ndanë çmimet duke u vlerësuar më të mirët e këtij festivali. Kësisoj çmimi Special Mention në kategorinë e Filmit më të mirë Evropian shkoi për regjisorin Izer Aliu me filmin e tij ‘Hunting Flies’, i cili u dha mbrëmë premier rajonale në kuadër të festivalit, shkruan KultPlus.

Për këtë çmim regjisori shqiptar Izer Aliu, i falënderoi fort organizatorët e këtij festivali siç janë Vjosa Berisha dhe Fatos Berisha.

“Do të doja të falënderoja që të gjithë, do të doja të falënderoja jurinë që më ka ndarë këtë çmim. Është me të vërtetë një nderë për mua të jem këtu, te jem pjesë e këtij festivali. Falënderoj edhe Vjosën që më ka ftuar në këtë festival”, u shpreh Aliu, i cili u përcoll me shumë duartrokitje nga audienca.

PriFilmFest, përfundoi sonte edicionin e nëntë të tij të nisur tash e shtatë ditë në kryeqytetin kosovar.

Temat
LajmeVend

Të afërta