Hungaria i del krah Polonisë: “BE-ja të mos e tejkalojë autoritetin e saj”

Ministria e Jashtme e Hungarisë ka deklaruar se mbështet fuqishëm Poloninë mbi reformat gjyqësore, edhe pse kjo e fundit është vënë në presion nga Komisioni Europian.

“Ne qëndrojmë pranë Polonisë dhe i bëjmë thirrje Komisionit Europian të mos tejkalojë autoritetin e saj”, tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto në një deklaratë shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Budapesti vuri në dukje se Brukseli nuk duhet të “veprojë si një organ politik” dhe e kritikoi atë për përpjekjet në punët e brendshme të shteteve tjera.

BE-ja ka kërcënuar me sanksione Varshavën nëse nuk bën një rishikim të reformave gjyqësore, duke përmendur shqetësimet e Brukselit mbi ndryshimet që po ndodhin në Poloni.

Nëse reforma gjyqësore miratohet, ligji do të fuqizojë Parlamentin dhe Ministrin e Drejtësisë për të emëruar gjyqtarë në Gjykatën e Lartë Polake, të cilin veprim Brukseli e konsideron kërcënim për pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Ndryshimet në drejtësinë polake janë duke u përcjellur me protesta të madhë nëpër disa qytete të Polonisë.

Temat
BotëLajme

Të afërta