Fotografitë që ndryshuan botën (Foto)

Revista Time ka zgjedhur 100 fotografitë më ndikuese të të gjitha kohërave, në një listë të pazakonshme të fotografive.

Historianë dhe fotografë të ndryshëm nga e gjithë bota dërguan sugjerimet e tyre për revistën javore.

Fotografitë shfaqin disa prej momenteve më të famshme të shekullit 19, 20 dhe 21, transmeton Gazeta Express.

Prej resë kërpudhë të bombës atomike në Nagasaki më 1945 e deri tek Buzz Aldrin duke shkelur në hënë më 1969 – fotografitë shfaqin momentet më të mira dhe më të këqija të njerëzimit.

Këto janë disa prej tyre:

Fundi i luftës: Reja kërpudhë e bombës së dytë atomike mbi Nagasaki, Japoni, më 9 gusht, 1945. SHBA-të gjuajtën dy bomba atomike mbi Hiroshima për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Rreth 185,000 njerëz vdiqën.

Presidenti Amerikan Barak Obama, nënpresidenti Joe Biden, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts shikojnë së bashku me këshilltarët e sigurisë përderisa US Navy SEALS ndërhyjnë në kompleksin e Osama bin Laden më 2011.

Astronauti Buzz Aldrin duke ecur në sipërfaqen e hënës gjatë misionit të Apollo 11 më 20 korrik, 1969. Neil Armstrong e bëri fotografinë me një kamerë 70mm të sipërfaqes hënore, transmeton Gazeta Express.

Temat
Fun

Të afërta