Edhe Luana po e lënë Top Channel? (Foto)

Prezantuesja dhe moderatorja e Top Channel, Luana Vjollca duket se pritet që së shpejti ti jep fund karrierës në televizion
Ajo duket se po e shijon jetën si këngëtare dhe tanimë ka filluar koncertet e para.

E në këto koncerte nuk mungojnë as fansat e saj që janë të numër të shumtë, ashtu sikurse ishin në Gjilan mbrëmë, shkruan GazetaExpress.

Luana ka postuar disa foto nëpër rrjetet sociale ku shihet kjo atmosferë në këtë mbrëmje ndërkaq ka paralajmëruar edhe disa koncerte të tjera nëpër Kosovë.

Ndryshe, edhe Marina, motra e Luanës raportohet se ka pasur probleme për të vazhduar tutje në Top Channel, madje ajo ka pasur edhe disa kushte për televizionin e njohur shqiptar.

Luana mund të jetë goditja e dytë për këtë televizion, nëse ajo vazhdon që ti përkushtohet muzikës dhe ta lë moderimin.

Ajo para 10 dite lansoi këngën “Benzina”, e cila këngë ka pasur një sukses të madh duke marrë mbi 1 milion klikime. /GazetaExpress/

Temat
Showbiz

Të afërta