Çudia: Lokali i djegur nga energjia faturohet tre muaj dhe pse nuk kishte drita

Florinte Marashi, banore në komunën e Fushë Kuqes në Laç denoncoi në emisionin BOOM faturimin e padrejtë nga OSHEE për tre muaj.
Historia e saj nis në 23 janar të 2014, kur lokali që ka në këtë zonë i digjet. Ekspertiza nxori se djegia erdhi si rezultat i luhatjes së tensionit, ku edhe sot vijon procesin e gjyqit me OSHEE.

Nga e gjithë katrahura shpëtoi vetëm matësi i energjisë. Por edhe pse u ndërpre energjia në janar, zonjës i ka shkuar fatura e energjisë për tre muaj, konkretisht mars, prill dhe qershor.

Me ndërhyrjen e BOOM u bë mundësimi i rikthimit të energjisë elektrike në lokalin e zonjës, po ashtu u depozitua dhe ankesa në zyrën qendrore të OSHEE Tiranë lidhur me faturimin e tre muajve.

Marashi: Me 23 janar 2014 më është djegur lokali. Rezultoi se lokali është djegur për arsye të energjisë elektrike, nga luhatjet. Sahati për fat nuk është djegur, ka ardhur përgjegjësi i zonës, Jah Toplana, e ka verifikuar dhe kur erdhi me bë faturimin e muajit, e pa lokalin, shkruajtën kilovatët e janarit 19 mijë lekë, sepse unë këtu kam vetëm frigoriferin dhe muzikën sepse të tjerat i kam me gaz. Në janar e pagova, në shkurt erdhi fatura 3400 lekë. Me të thënë të drejtën vazhdova me gjyqin dhe nuk u interesova më për atë punë, për 3400 lekët se do i paguaja përnjerë se nuk ishte ndonjë shumë e madhe.Kur më erdhën pas 6 muajsh ekspertët, del lokali pa drita. Dalin tre fatura pa paguar. Kishin futur në mars faturë 9.542 lekë, në prill 1.856 lekë dhe në qershor 36.700 lekë.

Gazetarja: Të vitit 2014?
Marashi: Po.
Gazetarja: Lokali i dogj në janar të 2014 dhe ishte jashtë funksioni deri në këtë kohë që po flasim?
Marashi: Po, jashtë funksioni është dhe tani. Paguaj tha njëherë 100 mijë lekëshin atëherë po bëjmë kërkesën për këto të tjerat.Unë i thashë nuk paguaj asnjë lekë nga 2014 dhe ktej sepse lokali është jashtë funksioni. Sahati është aty, nëse janë të regjistruara në sahat i paguaj.
Gazetarja: Në sahat është i njëjti numër siç ka qenë në janr 2014?
Marashi: Po.Nuk ka funksionuar asgjë këtu, janë dritat e këputura.

BOOM në filialin Laç, OSHEE Burrel
Punonjësi: Nëse ka bërë një ankesë tek Kujdesi ndaj Klientit, presim një përgjigje.
Gazetarja: Nuk mund të presësh përgjigje tre vite, kupton?
Punonjësi: Nuk e di, nuk kam kompetencë.
Gazetarja: E kujt është kompetenca?
Punonjësi: Trajtohet tek Kujdesi ndaj Klientit dhe çohet në Tiranë, ata e trajtojnë. Ata thjesht marrin ankesën dhe është tjetër kush që merret.
Gazetarja: Cili është funksioni juaj? A jeni OSHEE?
Punonjësi: Ne jemi një filial, njësia Laç, një degë e Drejtorisë. Ne marrim ankesën e qytetarit, plotësojmë dokumentacionin sipas procedurës. Ankesa përcillet pranë organeve kompetente në sistem online si dhe me shkresë zyrtare.
Gazetarja: Organe kompetente kë quan ti?
Punonjësi: Drejtoria Burrel dhe Drejtoria Tiranë. Problemet e emrit janë të zgjidhshme sepse ka pasur probleme gjatë regjistrimeve të para.
Gazetarja: Kjo është në kompetencat tuaja?
Punonjësi: Edhe ato bëhen pranë Kujdesti ndaj Klientit. Prandaj është krijuar një organ i tillë që personi që ka ankesën si për ndryshim emri, si për mbifaturim do të drejtohet aty dhe do të marrë një përgjigje zyrtare.
Gazetarja: Kontratat nga Kujdesi ndaj Klientit lëshohen?
Punonjësi: Këto janë kontrata të vjetra, të trashëguara. Në momentin kur është hapur kontrata mund të ketë ndodhur një gabim me emrin.Kjo mund të ishte korigjuar kohë më parë me një kërkesë të zonjës. Normalisht që kush i domosdoshëm është që të mos jetë debitor.Çdo gjë mund të zgjidhet sepse është saktësim të dhënash.
Gazetarja: Ka tre muaj të 2014 që nuk ka pasur energji dhe është debitore.
Punonjësi: I ka në ankimim dhe do të marrë përgjigje.

BOOM tek Kujdesi ndaj Klientit Laç

Gazetarja: Përse ky person nuk ka emrin e kontratës njësoj siç e ka emrin të regjistruar në Regjistrin Kombëtar, siç ka dhe mjetin e identifikimit. E dyta, zonjës i është djegur lokali në Fushë Kuqe në 2014. Është bërë dhe ndërprerja e energjisë por është faturuar për mars, prill, qershor 2014.
Kujdesi ndaj Klientit Laç: Për këto muaj që ankohet nuk ka bërë ankesë pranë nesh.
Gazetarja: Nuk ia kanë pranuar ankesën.
Kujdesi ndaj Klientit Laç: Nuk e di kush nuk i ka pranuar ankesën.Ajo nuk ka bërë ankesë pranë nesh për këto muaj. Duhet të bëjë ankesë për këto muaj, për të tjerat duhet ti drejtohesh Drejtorisë së Përgjithshme për informacion tek zyra e mediave.
Gazetarja: Unë jam tek Kujdesi ndaj Klientit në Laç.Ke qenë ti ndonjëherë këtu, ke bërë ankesë për këto muaj që të kanë faturuar në 2014 sepse nuk figuron në sistem asnjë lloj ankese?
Denoncuesja në telefon: Ai më tha mua paguaje 100 mijë lekëshin, bëjmë ankesat për këto të tre.Jo i thashë unë, nuk paguaj asnjë.
Gazetarja: Për çfarë ishte 100 mijë lekëshi?
Denoncuesja në telefon: Ishte për marsin.Aty filloi historia.I thashë nuk paguaj asnjë lek.
Kujdesi ndaj Klientit Laç: Të vijë tek unë, i bëj ankesën.

BOOM tek OSHEE qëndrore në Tiranë
Gazetarja e BOOM përcolli shqetësimin e zonjës në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të OSHEE në Tiranë lidhur me faturimin për tre muaj, në një kohë kur nuk kishte energji. Falë bashkëpunimit të BOOM dhe OSHEE, zonjës iu rikthye energjia në lokalin e saj

Florinte Marashi: Falenderimet më të përzemërta, nuk e kisha besuar që jeni një ekip kaq i kompletuar.Nuk e kisha besuar që do më realizohej kjo gjë.Ju falenderoj jashtë mase.

Gazetarja: Energjia elektrike ëhstë rikthyer në lokalin tuaj. Procedura e ankimimit do të shqyrtohet jo vetëm nga zyra rajonale e Burrelit por edhe zyra qëndrore e OSHEE këtu në Tiranë.Do të sqarohet situata sa i përket faturimit të tre muajve në një kohë kur ti nuk kishe energji elektrike. Na bëhet qejfi që të ndihmuam në këtë rast.

Temat
Fun

Të afërta