Blerta Kllokoqi – Rugova e godet Albin Kurtin: Nuk e respektove kurrë Ibrahim Rugovën

Blerta është bashkëshortja e Ukë Rugovës. Ajo është aktive në Facebook me statuse politik. Thotë që mes Ramushit dhe Albinit, familja e Rugovës e zgjedh Ramushin.

Ky është reagimi i plotë i Kllokoqi – Rugovës:

Për të mos qenë komplet indiferente me ngjarjet e fundit dhe për të mos tradhtuar ndjekësit e mi në FB për arsye të numrit të madh të mesazheve që po marr, po i them disa fjalë, jo dhe shumë, sepse nuk më takon për arsye të nepotizmit. Teuta e ka sqaruar shumë mirë dhe kjartë ngjarjen e sotme.

Një postim të përkryer me shumë sqarime e gjeni në faqen e saj të Facebook. Për ata që nuk ishin të kjartë ka lëshuar edhe një postim të dytë. Ajo kjartë u bënë thirrje partive politike që për qëllim kanë shtetndërtimin e Kosovës, të ulen në tavolinën e paqes dhe të gjejnë një kompromis. Me sa pashë unë postimin, nuk ka vend për hutime, vetëm e lexoni me vëmendje dhe gjithqka është e kjartë, përveç atyre injorantëve që nuk duan të kuptojnë dhe kanë qëllim vetëm të ofendojnë Teutën dhe familjen pa kurrëfarë baze.

Kosova duhet të ecë përpara. Nuk duhet dërguar mesazhe negative miqëve tanë ndërkombëtar e as ta lëmë Serbinë të përfitoj pikë pozitive nga papjekuria politike që po tregojnë liderët tanë, duke krijuar ngërqe politike pas çdo zgjedhjeje nacionale. LDK dhe partitë e tjera djathtiste duhet të reflektojë dhe të mos jenë pengesë e progresit për inate dhe hakmarrje individuale.

Veprimi i Teutës mund të kritikohet vetëm nga ata që mund të u shuhet ëndërra për pushtet nga një koalicion i gjërë.

Mes të tjerash, më vije keq ta them sepse nuk i takon natyrës sime, por mes zgjedhjes së Albin Kurtit Kryeministër, person i cili asnjëherë nuk u përkul pranë varrit të Presidentit Rugova dhe nuk e njeh kontributin e Presidentit Rugova për shtetësinë e Kosovës (po flasim për veprime të tij deri në këtë moment sepse gjithqka mund të ndryshoj dhe uroj të ndodhë ashtu) dhe Ramush Haradinajt, person të cilin vet Presidenti e kishte zgjedhur Kryeministër, kishte bashkëpunuar me të dhe e çmonte kontributin e tij patriotik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, atëherë është shumë e natyrshme që familja Rugova ta pres dhe mbështes Ramushin për kryeministër. Përndryshe, Rezidenca e Presidentit Rugova është e hapur për të gjithë ata që kanë besim në këtë shtëpi dhe e dinë se gjithçka zanafillën e ka në këtë shtëpi.

Temat
LajmeVend

Të afërta