Aksident në Tiranë, përplasen tre makina (Foto)

Një aksident raportohet se ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në në Laprakë, në zonën e njohur si “Pallatet Gintash”.

Siç bën me dije Newsbomb.al, në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete, mes tyre edhe një makinë luksoze, e cila nuk dihet ende se kujt i përkiste.

Nga pamjet e publikuar shikohet prania e shumtë e forcave të policisë.

Ende nuk dihet nëse ka patur të lënduar në njerëz, por sipas qytetarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes nuk është parë asnjë autoambulancë apo ndihma e shpejtë, çka përjashton mundësinë e të lënduarve.

Temat
Showbiz

Të afërta