Sherin Khankan është gruaja e parë imame në Danimarkë. Ajo ka themeluar një xhami të dedikuar veç për lutjet e grave në Kopenhagë me emrin xhamia ‘Mariam’. Khankan është gjithashtu aktiviste për të drejtat e grave në raport me fenë myslimane, ku përfshihet integrimi dhe ekstremizmi. Ajo ka shkruar shumë libra e raporte ku shtjellohet islami dhe politika. Ajo thotë se puna që ajo bën në xhaminë e saj mund të ketë shumë ndikim në luftimin e strukturës patriarkale të islamit dhe ballafaqimin me ekstremizmin fetar, i cili kohët e fundit është më shumë i shprehur nga feja ku ajo bën pjesë. 43 vjeçja kishte lindur në Danimarkë. Nëna e saj është finlandeze, kurse babai sirian. Ky i fundit ishte refugjat dhe mbronte të drejtat e grave. Khankan kishte studiuar në Danimarkë ku mori gradën e Masterit në Shkencat Sociale të Religjionit dhe Filozofisë në Universitetin e Kopenhagës. Një ndër gratë e para në botë që kryen funksionin e imamit e sheh veten në mes të dy kulturave dhe qëllimi i saj është që të pajtojë të dy kulturat. Ajo gjithashtu kishte hyrë më 2016 në listën e përpiluar nga BBC për 100 gratë më me ndikim në botë. Por, Khankan nuk është imamja e parë në botë. Gra që kryenin këtë funksion kishte në Kinë që në shekullin e 19-të, kurse tash ka edhe në Shtetet e Bashkuara në Afrikë.

Kemi parë edhe në mediat shqiptare lajme për ilaçe dhe kura çudibërëse ndaj kancerit.

Por ndërsa mediat ‘tallen’ më të sëmurët e gjorë, një pastor në Afrikën e Jugut thotë se ka gjetur kurën e vërtetë.

Ai përdor një pesticid, të cilin e spërkat në fytyrat e njerëzve.

Sipas Lethobo Rabalago, kjo shëron kancerin.

Ai është shpallur profet, por shumë njerëz thonë se është dëshpëruese të shohësh se sa lehtësisht gënjehen njerëzit.

Temat
Fun

Të afërta