Google ndryshon faqen kryesore për herë të parë që nga viti 1996

Faqja kryesore e Google, e thjeshtë vetëm me logon dhe një kuti të vetme kërkimi në një prapavijë të bardhë pritet të pësojë ndryshim radikal për herë të parë që nga lansimi më 1996.

Faqja e personalizuar me informacione, do të bëhet pjesë e eksperiencës kryesore ‘desktop’ në të ardhmen e afërt, merr vesh Guardian.

Të mërkurën Google njoftoi se është duke bërë ndryshime në faqe, duke përdorur “algoritmat e avancuar” të kompanisë, transmeton Gazeta Express.

Shashi Thakur, zëvendës president i inxhinierisë në Google, tha: “Do të shihni letra me gjëra si pikat kryesore në sport, lajmet kryesore, videot më të shikuara, muzikat e reja, storjet për të lexuar dhe më shumë”.

Kjo i bie se, faqja e Google nuk do të bazohet në atë se çfarë keni kërkuar, por gjithashtu në atë se çfarë është në trend në zonën tuaj dhe përreth botës.

Përdoruesit do të jenë gjithashtu në gjendje që të ndjekin tema të ndryshme nga rezultatet e kërkimeve për gjëra si sport, filma, muzikë dhe njerëz të famshëm.

Google tha se faqja e re do të lansohet në SHBA menjëherë dhe në mbarë botën pas disa javëve.

Temat
Teknologji

Të afërta