Celulari i ri i Apple do të quhet “iPhone Pro” dhe do të dalë në shitje në shtator

Celulari i ri iPhone i Apple do të dalë në shitje në shtator – por në sasi të kufizuar, të paktën kështu pretendohet.

Analisti i Apple, Rod Hall beson se celulari i ri do të quhet “iPhone Pro” dhe do të shitet për $1100, thuhet sipas 9to5Mac.

Megjithatë, raporti paralajmëron se celulari do të jetë i kufizuar në sasi për muajt e parë që do të jetë në shitje, transmeton Gazeta Express.

Burime të shumta thonë se celulari i ri, që pritet të ketë një ekran OLED 5.8 inç dhe pa bezel, mund të mos lansohet deri në nëntor.

Megjithatë, Hall beson se celulari do të lansohet në shtator dhe do të ketë vetëm 9 milionë copë iPhone për t’u shitur.

Temat
Teknologji

Të afërta