Adelina Berisha në “hasmëri” me Greta dhe Eni Koçin (Foto)

Edhe pse kanë kaluar disa vite, “hasmëria” mes Adelina Berishës dhe motrave Greta dhe Eni Koçit vazhdon. Ato, jo vetëm se nuk janë shoqe por as që dëshirojnë të flasin me njëra tjetrën.

Kjo u vrenjtë edhe në emisionin “Miragë”, ku në rubrikën “Kë zgjedh…” Adelinës pos personazheve të tjera, iu shfaqen edhe dy motrat Koçi. Ndonëse ishte e “detyruar” të zgjedh njërën nga ato, këngëtarja prishtinase deklaroj se nuk e pëlqen asnjërën nga këto dy këngëtare.

Por çfarë ka ndodhur në prishjen raporteve mes Adelinës dhe familjes Koçi? E gjithë kjo armiqësi duket se ka filluar para më shumë se gjashtë viteve. Në vitin 2011, disa media në Shqipëri dhe Kosovë botuan fotografi gjatë një koncerti të Adelinës, ku ajo shfaqej me një minifund. Në shkrimin e asaj kohe thuhej se Adelina nuk kishte veshje të brendshme.

Në anën tjetër këngëtarja Berisha kishte demantuar këtë lajm, madje kishte akuzuar motrat Koçi si “fajtore” për publikimin e këtyre fotografive në një media të cilat ato e menaxhonin në Shqipëri si dhe kishte premtuar se do të ngrit padi ndaj tyre. E gjithë kjo sipas Adelinës ishte bërë për shkak se ato janë ziliqare për suksesin e saj. ““Unë merrem që e vogël me muzikë. Kam shumë më tepër fansa sesa ato, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri”, kishte thënë Adelina në atë kohë, transmeton “Kosovarja”.

Por, a është në fakt vetëm çështja e zilisë muzikore mes këtyre këngëtareve apo diç tjetër?, kjo mbetët të shihet në të ardhmen, megjithatë duket se “lufta” mes tyre në distancë do të vazhdoj edhe për një kohë.

Temat
Showbiz

Të afërta