Pse kemi shumë gazetar të mirë, e shumë gazetari të keqe!?

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Arsyeja kryesore, është se; “padronët mediatik, po kërkojnë asi “malli” nga gazetarët, të cilët në fakt, dinë të prodhojnë mall më të mirë, ama për këtë qëllim, nuk kanë vullnet të pronarëve, e as treg të publikut”(Citim; nga M.Krasniqi)

2. Gazetari i mirëfillët (jo ai matrapaz e mercenar, që i kemi edhe për “eksport”!), do insistoj gjithnjë në saktësinë, objektivitetin dhe shpejtësinë e lajmit që e prodhon (jo fabrikon!)!

3. Ky tip duhet ta ndjek “këmba këmbes”, të vërtetën objektive që si imperativ ka interesin publik, e jo ate personal, e klanoro-grupor, të pronarëve mediatik!

4. Sepse, me këtë metodologji racionale gazetari i mirë e ngrit karizmën e profesionit, respekton informatën e gjetur, ndërgjegjëson “turmën”, rrit mprehtësinë e gjykimit vetanak, kultivon raportin meritokratik, suspendon “varësinë” nga politika…!

5. Problemin e gazetarisë së keqe, duhet gjurmuar (kujtoj unë), edhe tek hutia, e mund të jet edhe te pamundësia e akomodimit të “padronëve” mediatik, si me rrethanat e reja që i prodhoi digjitalizimi, ashtu edhe me kërkesat e tregut të pasistemuar, jokonkurrent, dhe monopolizues!

Temat
Opinione

Të afërta