“Ndale” projekti më i ri nga Blero (Video)

Blero Muharremi po del të jetë shumë aktiv në këtë sezonë, ai dy javë më parë lansoi dy këngë një pas një, ndërsa tani ka paralajmëruar një të re.

Përmes një videoje të shkurtër në Instagram, Blero ka bërë të ditur se kënga me titull ‘Ndale’ po vjen shumë shpejt, shkruan lajmi.net. Nga ajo që shihet në video, duket se edhe kjo këngë si edhe shumë projekte të tjera të këngëtarit, do të jetë baladë.

Kënga ‘Asniher’ e sjellë në bashkëpunim me Alex dhe Franques si dhe ajo ‘Out Of My Head’ në bashkëpunim me Franques dhe JD, janë dy projektet e tij të fundit.

Kurse, detaje të tjera rreth angazhimeve të Bleros si dhe të rejat në lidhjen e tij më Afronën, mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

https://www.instagram.com/p/BWUgKOQFwiX/?taken-by=bleromuharremi

Temat
Showbiz

Të afërta