Reali me mesfushën më të mirë në botë pas transferimit të Ceballos (Foto)

Pas transferimit të Ceballos, Real Madrid do të shndërrohet në një skuadër të frikshme për çdo kundërshtarë.

Në Spanjë tashmë e quajnë si punë të kryer transferimin e Dani Ceballos, që besohet t’i ketë kushtuar Real Madridit 18 milionë euro (3 milionë bonuse), i cili ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Los Blancos.

Pas transferimit të Ceballos, Marca shkruan se Reali ka kompletuar mesfushën, duke e cilësuar si më të mirën në botë.

Kroos, Casemiro dhe Modric do të jenë titullarët, derisa Isco, Kovacic, Ceballos dhe Marcos Llorente, që rikthehet nga huazimi – do të jenë zëvendësuesit.

Por, duke parë rrotacionet që bën Zidane, vështirë të thuash se cilët lojtarë do të jenë titullarë, pasi trajneri francez përdori gjithë skuadrën sezonin që lamë pas.

Për dallim nga sezoni i kaluar, Marco Asensio do të përdoret këtë sezon në pjesën ofensive, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale, duke krijuar më shumë hapësirë në mesfushë për lojtarët tjerë. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta