Olsi dhe Fiorentina njësoj si në Big Brother…Ambra i bën të “zihen” sërish

Të ftuar gjatë emisionit “Thumb” kanë qenë të ftuar ish-konkurrentët e Big Brother Albania 9, Olsi dhe Fiorentina.

Pas një sërë pyetjesh pikante u vu re se xhelozia e Fireontinës për Olsin vijonte të ishte e njëjtë. Olsi u shpreh se nuk do të dilte asnjëherë të pinte një gotë me Ambrën me praninë e Fiorentinës pasi ky do të ishte ofendim për të.

Gjithashtu Fiorentina pranoi se Ambra ish-konkurrentja seksi e shtëpisë ka patur pëlqim ndaj Olsit. Madje çifti nisën ‘të zihen’ gjatë emisionit pasi Olsi me urdhër të Fatmës telefonoi Ambrën për të pirë një kafe.

Pas telefonatës dhe pickimeve që Fiorentina i ka bërë Olsit në krahë ajo u shpreh se numri i Ambrës do të bëhej menjëherë bllok prej saj./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta