Trepça ’89 e bindur për kualifikimin, synohet fitorja ndaj Vikingurit

Trepça ’89 sot nga ora 18:00 do të ballafaqohet me Vikingurin, skuadrën nga Ishujt Faroe.

Ndeshja kthyese që zhvillohet në Mitrovicë i sheh vendasit me një disavantazh prej 2-1 nga ndeshja e parë.

Megjithatë, një fitore prej 1-0 do t’i mjaftonte Trepçës ’89 që të siguronte kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe të vazhdojë të ëndërrojë për garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Ekipi mitrovicas zhvilloi stërvitje intensive ditëve të fundit të përkrahur nga tifozët e flakët, Torcida, të cilët nuk lanë skuarën vet në asnjë moment, shkruan Telegrafi.

Atmosfera në Mitrovicë është jashtëzakonisht e mirë dhe numri i biletave të shitura është mjaft i madh ku pritet përkrahje e madhe për klubin mitrovicas.

Në rast të një kualifikimi atëherë Trepça ‘89 do të bëhej klubi i parë nga Kosova që arrin një sukses të tillë dhe do të shkruante historinë.

Temat
SportVend

Të afërta