Kosova, pa “dorën” e padukshme ndërkombëtare, nuk mund ta formoj qeverinë!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Fakti që rrethanat lokale, ato rajonale, e ato globale na bëjnë të kuptojmë se proceset vendimmarrëse, në vendet dhe shtetet e tranzicionit, nuk lejojnë të bien në kundërshtim me interesat, sigurinë dhe stabilitetin e Washingtonit dhe Brukselit!

2. Fakti që Kosova është Projekt ndërkombëtar, pra, nuk është projekt vetanak i vetë shqiptareve (pra, vetë me vendos për: zhvillimet lokale dhe proceset përreth saj!), na bënë të besojmë që “dora” e padukshme e faktorit ndërkombëtar, do mbahet evidente, ne formimin e qeverisë.

3. Fakti dhe akti që Kosova, përkundër dy dekadave të përvojës së shtendërtimit (dikush thotë: improvizimit!) nuk arriti akoma të merr vendime vetanake, shkaku i brishtësisë se kapaciteteve elitike dhe atyre institucionale, na bënë të dyshojmë se mund të krijohet qeveria pa nderkombetaret.

4. Në fakt, derisa, shqiptarët (edhe ata të Shqipërisë, padyshim!) ta ndjejnë nevojën e “intervenimit” të zyrave diplomatike, në sundimin e ligjit, e padyshim edhe “formimin e qeverisë së re”, atëherë, veç le ta imagjinojnë shtendërtimin!

5. Sepse, shtendërtimin si proces, raportet e forcave midis vendeve dhe fuqive me të fuqishme të globit, e kanë “formatizua” aq shumë, sa që sot ke shtete de fakto të konsoliduara, por të panjohura nga të tjerët! Dhe anasjelltas: de jure të shpallura, por, jofunksionale dhe tejet improvizuese!

Temat
Opinione

Të afërta