Largohet nga Chelsea, kalon në United për 45 milionë euro (Foto)

Mesfushori i Chelseat, Nemanja Matic është shumë pranë kalimit në Manchester Unite

E ardhmja e Nemanja Matic nuk është e sigurt në Chelsea, pasi Antonio Conte e dëshiron në skuadër mesfushorin e Monacos, Bakayoko.

Francezi është në Londër për të kryer testet mjekësore, pasi Monaco ka pranuar ofertën 40 milionëshe.

Ardhja e tij do të thotë se nuk ka vend për Matic në skuadrën e parë dhe këtë mundësi dëshiron ta shfrytëzojë Jose Mourinho.

Sipas The Guardian, Matic është shumë afër që për 45 milionë euro të kalojë në United, ku do të bashkohej me Mourinhon, i cili e transferoi edhe në Chelsea. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta