Kimi u përgjigjet kritikëve – kështu e shkrin celulitin në të pasmet gjigante (Foto)

Ani pse konsiderohet si femra me trupin më bombastik në planet, Kim Kardashian u kritikua​ shumë së fundmi për celulit, kur u publikuan disa fotografi të saj, që s’i ishin nënshtruar Photoshop’it.

Kritikat nuk kanë shkuar në vesh të shurdhër, dhe seksbomba amerikane po angazhohet fort për t’u dukur e përsosur.

Ajo ka nisur të mbajë një dietë të rreptë, dhe po i nënshtrohet disa ushtrimeve të reja fizike, shkruan Gazeta Express.

Këtë fundjavë, ylli televiziv 36-vjeçar është parë duke bërë ushtrime intensive në stadiumin e Los Anxhelosit, nën kujdesin e trajnerëve të saj.

Kim është dukur fantastike me veshje sportive – ndërsa gjoksi seksi dhe të pasmet gjigante s’kishin se si të mos tërhiqnin vëmendje. /Express/

Temat
Showbiz

Të afërta