Kështu mund të duken Volkswagen Polo R dhe Polo kabrio

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, së fundmi ka prezantuar Polon e re në version Hatchback me pesë dyer (duke përfshirë edhe versionin GTI), por tashmë është njoftuar lansimi i versionit Crossover dhe Sedan.

Në ndërkohë, dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design është marrë me idenë se si mund të duket Polo në version R dhe kabrio, transmeton Koha.net. Pamjet e mundshme të këtyre dy modele ai i ka shpalosur përmes këtyre fotografive.

Polo në version kabrio, në të vërtetë, nuk do të shfaqet, por versioni R i Polos ka shumë gjasa që të bëhet realitet.

X-Tomi Design për Polo R ka parashikuar edhe një paketë për aerodinamikën, e cila përfshinë maskën e përparme, set të rrotave Rosario prej 20-inç, disqet e frenave me ngjyrë të kaltër, pasqyrat, etj.

Temat
Teknologji

Të afërta