Gjenerali irakian: ISIS ka mbaruar, beteja për Mosulin përfundon brenda pak ditëve

Beteja për ta marrë kontrollin e plotë të Mosulit prej Shtetit Islamik (ISIS) do të përfundojë brenda pak ditëve, ka thënë një gjeneral irakian për Reuters.

Po ashtu, ai ka thënë se një tentim i militantëve të ISIS-it për t’i kundërpërgjigjur ka dështuar, transmeton Express.

“Vetëm një pjesë e vogël ka mbetur, në mënyrë specifike në Qytetin e Vjetër,” ka thënë gjenerali Abdul Ghani al-Assadi, komandant i njësive elitare të Shërbimit Kundër Terrorizmit në Mosul.

ISIS tani ka nën kontroll më pak se 2 kilometra katror të territorit të Mosulit, i cili dikur ishte kryeqyteti de facto i grupit militant, ka thënë ushtria irakiane.

Një tentim i militantëve të Shtetit Islamik të dielën pasdite për t’u rikthyer në lagjet pranë Qytetit të Vjetër ka dështuar, ka thënë Assadi, duke shtuar: “Qyteti do të bjerë brenda pak ditëve, dhëntë Zoti”./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta