Birra “Trump” befason edhe vet prodhuesit

Prodhuesit meksikanë dhe amerikanë të birrave kanë rikrijuar Donald Trumpin si një mariaçi, për të promovuar një birrë të re, kjo në nder të bashkëpunimit ndërkufitar.

Me një sombrero në kokë, një imazh i Trumpit shfaqet në etiketën e birrës së re “Amigous Cerveza”. Prodhuesit e menduan emrin si një thumbim për presidentin amerikan dhe retorikat thumbuese të tij kundër Meksikës, apo premtimit për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit.

Manjati i pronave të paluajtshme, sidoqoftë, ka rezultuar i mirë për biznesin. Pasi doli në shitje muajin e kaluar, birra, në etiketën e së cilës shkruhet qëllimisht gabim fjala “Amigo” (mik), ka habitur vet krijuesit e saj: ajo u shit në 1.200 shishe dhe 400 litra në fuçi, vetëm gjatë javës së parë.

E kombinuar me një shije mangoje, birra ishte fantazuar nga “Cru Cru”, një kompani meksikane, pak para fitores së Trumpit në zgjedhje. Ky i fundit shkaktoi zemërim në Meksikë, duke thënë se vendi po dërgonte përdhunues dhe shpërndarës droge përtej kufirit, e zemëroi grupet e biznesit duke kërcënuar se do të anulonte një marrëveshje të përbashkët tregtare, transmeton tch.

Përveç veshjes si një muzikant tradicional folku meksikan, ajo që bie më shumë në sy në etiketën e birrës është “svastika” në rripin e pantallonave, ndërkohë që në etiketën prapa shishes informohen lexuesit se njujorkezi 71-vjeçar i përket një shtëpie të çmendur, “Mad House”, dhe jo Shtëpisë së Bardhë.

BirraDonald Trump

Temat
Fun

Të afërta