Al-Qaeda e liron pengun suedez pas 6 viteve (Video)

Pengu Johan Gustafsson, i mbajtur nga al-Qaeda në Mali që nga viti 2011, është liruar sot, njofton Ministria e Jashtme e Suedisë.

Gustafsson është duke u kthyer me aeroplan nga Afrika në Suedi, ka thënë ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, përmes një komunikate, transmeton Express.

“Kam kënaqësinë më të madhe t’ju njoftoj se Johan Gustafsson është liruar,” ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Gustafsson është me shëndet të mirë, raportojnë mediat lokale./Express/

x<a href="http://http://www.expressen.se/tv/nyheter/live/live-tv-mali-svensken-johan-gustafsson-frislappt//“>Klikoni këtu për të shikuar Videon

Temat
Botë

Të afërta