​Interi rikthehet në garë për yllin e Barcelonës

Inter ka kthyer edhe një herë tjetër interesimin për Arda Turan

E ardhmja e mesfushorit turk, Arda Turan në Barcelonë nuk është e sigurt, për shkak të konkurrencës së madhe.

Lojtari ka thënë se nuk dëshiron të largohet, por Barcelona mund ta shes, nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë e mirë.

Një nga skuadrat e interesuara për Turan është edhe Inter, e cila ka kthyer sërish interesimin për mesfushorin Turk.

Ai pëlqehet shumë nga trajneri Luciano Spalletti, i cili ka kërkuar transferimin e tij.

Inter ka konkurrencë të fortë për Turan nga Arsenal dhe Besiktas, skuadra këto që tashmë kanë ofruar nga 30 milionë euro, por janë refuzuar nga Barcelona.

Turan në Barcelonë ishte transferuar në vitin 2015 nga Atletico Madrid për 35 milionë euro. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta