​Asensio flet për Donnarumman (Foto)

Marco Asensio nuk e di nëse Gianluigi Donnarumma është gati për Real Madridin

Yll i Real Madridit dhe Spanjës, Marco Asensio shpreson shumë që portieri Gianluigi Donnaruma nuk do të ketë ditën e tij në ndeshjen ndaj Spanjës në Euro 2017 për U21.

Ai u pyet edhe nëse Donnarumma është gati për Real Madridin, por nuk deshi të fliste për këtë.

“Donnarumma dhe Real Madrid? Ai është portier i ri që tashmë ka treguar se ka një të ardhme të madhe përpara. Unë nuk e di e sa nuk vendos nëse ai është gati për Realin”, tha fillimisht Asensio gjatë konferencës për media.

“Unë vetëm mund të them se ai është portier i madh dhe shpresoj se nuk do të ketë ditën e tij ndaj nesh”.

Donnarumma javën e kaluar refuzoi vazhdimin e kontratës me Milanin dhe lidhet me një kalim të mundshëm në Santiago Bernabeu. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta