Salman Rushdie në luftë të përhershme për lirinë e fjalës

Qyshkur iraniani Ayatollah Khomeini lëshoi një fatva kundër Salman Rushdies, nëntë ditë pas publikimit të romanit “Vargjet satanike”, para 28 vjetësh, paraqitjet publike të shkrimtarit kanë qenë të rralla.

Romancieri qe akuzuar për blasfemi bashkë me të gjithë që kishin kontribuar për botimin dhe distribuimin e librit, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Përkthyesi japonez i veprës, Hitoshi Igarashi, më 1991 qe therur për vdekje. Përkthyesi në gjuhën italiane Ettore Capriolo dhe botuesi norvegjez William Nygard po ashtu kishin qenë në shënjestër, por u kishin mbijetuar sulmeve.

Ende ekziston shpërblimi prej katër milionë dollarësh për kokën e autorit të “Vargjeve satanike”. Shpërblimi për vrasjen e tij ishte rritur vitin e kaluar, me gjithë normalizimin e procesit ndërmjet Perëndimit e Iranit.

Rushdie kishte kaluar 12 vjet nën mbrojtje konstante të forcave britanike të sigurisë dhe agjentëve të shërbimeve sekrete. Nga fundi i mijëvjeçarit shkrimtari e la Mbretërinë e Bashkuar dhe u shpërngul për në New York. Ai ka qenë duke jetuar pa rojë sigurie qysh prej vitit 2002. Edhe pse ishte menduar që ishte edhe në listën për vdekje të grupit terrorist “Al-Qaida” dhe të Shtetit Islamik, truprojat e kanë shoqëruar atë vetëm nëpër ngjarje publike. Në jetën e përditshme nuk ka më mbrojtje.

Rushdie ka shkruar për kohën që ka kaluar nën mbrojtje, në autobiografinë e tij të botuar më 2012, me titull “Joseph Anton”. Ky ka qenë emri i tij i koduar sa ishte duke jetuar i fshehur, i inspiruar nga modelët e tij letrarë Joseph Conrad dhe Anton Chekhov…

Temat
Lajme

Të afërta