Rama i LSI-së thirrje qytetarëve: Votoni për të shpëtuar nga kthetrat e krimit dhe bandat e kanabisit

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sërish për tu bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim edhe në këtë orë të fundit që kam b etur për të votuar.

Ai është shprehur i sigurt se LSI do të dalë forcë e parë në Tiranë.

“LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë! Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit! Eja dhe voto! Voto edhe ti! LSI forcë e paparë!”, shkruan Rama. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta