Qesja me byrekë që ‘futi’ në sherr PD-në dhe PS-në në Bubullinë (Foto)

Militantë të Partisë Demokratike në fshatin Bubullinë të Lushnjes kanë akuzuar anëtarë të Partisë Socialiste se kanë qëndruar jashtë qendrës së votimit me lista dhe qese në dorë, të cilat sipas tyre kanë para.

Ata njoftuan KZAZ-në vendore dhe pas kallzimit në Prokurorinë e Lushnjes u bë shoqërimi i Andrea Zallit dhe Zoi Minos së bashku me qesen, shkruan Top Channel. “Kisha këtë qesen me byrekë që kryetarit të PD-së i janë dukur lekë”,- thonë të akuzuara duke treguar qesen e byrekë në kamera.

Temat
Rajon

Të afërta