Kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave?

Portugalia do të përballet me Kilin të mërkurën nga ora 20:00, derisa Gjermania me Meksikën të enjten po ashtu nga ora 20:00.

Gjermania dhe Kili janë skuadrat e fundit që siguruan biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave.

Gjermania e mposhti 3:1 Kamerunin, derisa Kili preu biletën për gjysmëfinale pas barazimit 1:1 me Australinë, duke përfunduar e dytë në grup me pesë pikë, dy më pak se kampionët e botës.

Në gjysmëfinale do të përballen, lideri i Grupit A, Portugalia, me të dytin e Grupit B, Kilin, derisa lideri i Grupit B Gjermania, përballet me të dytin e Grupit A, Meksikën.

Portugalia dhe Kili do të përballen të mërkurën nga ora 20:00, kurse Gjermania do të kërkojë finalen ndaj Meksikës, që përballet të enjten po ashtu nga ora 20:00. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta