Ditëve të fundit të qershorit vjen vapa verore

25.06.2017 – Në ditët e fundit të muajit qershor vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, derisa të hënën dhe të martën një lug barik që shtrihet mbi rajon mund të sjell edhe të reshura lokale shiu me bubullima gjatë orëve të pasdites.

Të hënën dhe të martën do të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell dhe vransira të pjesëshme. Orëve të pasdites më pas priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

Nga dita e mërkurë një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajonin tonë dhe Europën lindore. Parashihet të mbajë mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa temperaturat do të rriten dukshëm mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore.
Temperaturat minimale do të sillen nga 16C deri në 17C, e ato maksimale nga 32C deri në 36C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-veriu 2-7m/s. Nga dita e mërkurë do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s.
Shtypja atmosferike pritet të zbres lehtë nën vlera normale.

Temat
Vend

Të afërta