Zbulohet një mumie e çuditshme në Amerikë, mendohet se është alien

Një grup i hulumtuesve të vetë-shpallur ‘paranormal’ pretendojnë se kanë gjetur dëshmi të alienëve afër qytetit Nazca në Peru.

Ekipi i hulumtuesve thonë se kanë gjetur një mumie misterioze me tre gishtërinj, me një kafkë të zgjatur.

Por jo të gjithë janë të bindur rreth kësaj gjetjeje, dhe një ekspert i UFO-ve thotë se ky është thjeshtë një model i suvatuar, transmeton Gazeta Express.

Në një dokumentar të shkurtër për këtë gjetje të çuditshme, Dr Konstantin Korostkov, një profesor në Universitetin e Shën-Petersburgut, thotë se këto veçori nuk janë deformime, por se krijesa është një tjetër humanoid, një tjetër krijesë.

Trupi u gjet i mbuluar në pluhur të bardhë, gjë për të cilën hulumtuesit thanë se u përdor për të mirëmbajtur atë.

Temat
Fun

Të afërta