“Ronaldo do të largohet nga Reali? Është më i mençur sesa mendoni” (Foto)

rbeloa mendon se Ronaldo do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” është në qendër të vëmendjes, pas thashethemeve se mund të largohet gjatë verës nga Real Madridi, i cili po akuzohet për evazion fiskal.

Por, ish bashkëlojtari i CR7 te Madridi, Alvaro Arbeloa, mendon se portugezi nuk do të largohet nga “Santiago Bernabeu”

“Cristiano do të qëndrojë, sepse para se gjithash, Cris është i mençur dhe e di se i nevojitet Real Madridit”, tha Arbeloa.

“Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”, të pestin në karrierë, sepse ka fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve dhe është në klubin më të mirë në botë. Ai e di se në Madrid i ka të gjitha”, shtoi Arbeloa.

Mbrojtësi spanjoll, i cili paralajmëroi pensionimin, ka luajtur për shtatë sezone me Ronaldon në Madrid. Ai ka bërë 233 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar gjashtë gola. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta