Një asteroid i madh do t’i afrohet Tokës sonte

Një asteroid i cili do të mund të zhdukte gjithë jetën në Tokë do të fluturojë afër planetit tonë sonte.
Përderisa Nasa është duke e shikuar me kujdes këtë asteroid, që është 230 metra në diametër, thotë se nuk do të afrohet aq pranë planetit tonë sa të përbëjë rrezik.

Megjithatë, javën e kaluar disa astrofizikanë paralajmëruan se është vetëm çështje kohe që një asteroid ta godasë planetin, pasi mijëra të tillë kërcënues sillen rreth Tokës, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët nga NASA janë duke e gjurmuar asteroidin, i cili është quajtur 441987. Ai është duke udhëtuar në një distancë prej 3 milionë kilometra larg Tokës.

Asteroidi u zbulua në korrik të vitit 2010 dhe pritet që të vijë shumë më pranë Tokës çdo vit deri më 2022.

Temat
BotëLajme

Të afërta