Macron dhe Schwarzenegger bashkë kundër Trum

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dhënë edhe një “shpullë” homologut të tij amerikan, Donald Trump mbi politikën e ndryshimit klimatik.

Por këtë herë ai ka marrë mbështetje edhe nga muskujt e Arnold Schwarzenegger, shkruan BBC,.

Në një video nëpër media sociale, Macronit i është bashkuar ylli i Terminator duke u zotuar se “do ta bëjnë planetin madhështor prapë” transmeton Klan Kosova.

“Make Amerika great again”, apo “Ta bëjmë Amerikën madhështore prapë” ka qenë mbishkrimi i fushatës presidenciale të Trump.

Macron ka qenë kritik ndaj Trump mbi vendimin për tërheqje nga marrëveshja e Parisit e vitit 2015 për klimën.

Duke folur në kamerën e telefonit të tij, Schwarzeneger ka thënë se ai bashkë me Macron kanë folur për çështjet mjedisore dhe të ardhmen e gjelbër.

Temat
BotëLajme

Të afërta