Vapa zhvesh Robert Ndrenikën dhe Ylli Manjanin (Foto)

Temperaturat e larta dhe vera e nxehtë kanë filluar të ndihen aq shumë në rrugët e Tiranës, sa edhe figurat e njohura publike mund t’i shohësh në rrugë njësoj me veshje si në plazh.

Paparaci i “Panorama” ka fotografuar ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili tashmë duke qenë larg angazhimit politik, nuk e ndjen të nevojshme të qëndrojë “i robëruar” brenda veshjeve zyrtare.

Një bluzë pambuku dhe një palë pantallona të shkurtra janë ‘Ok’ për ish-ministrin që tashmë e shohim të komentojë situatën politike në vend, nga profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale. Me pantallona të shkurtra lëviz nëpër Tiranë dhe aktori 75-vjeçar, Robert Ndrenika.

Temat
Showbiz

Të afërta