“Rama shkon xurxull në miting, ja kush e qesh pas shpine” (Foto)

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i qeverisë, Edi Rama, ka qenë i dehur gjatë një mitingu elektoral në qytetin e Lezhës.

Këtë ai e fakton përmes një fotoje ku thotë se Rama ishte “xurxull” dhe se atë e kanë nxjerrë nga dera e pasme e një lokali. Sipas Berishës, fotoja që ai ka postuar në Facebook, është shkrepur pak para fjalimit të Edi Ramës në Lezhë. Pas kryeministrit, shfaqet edhe socialisti Arben Ndoka, ku sipas Berishës, edhe ai është duke qeshur me gjendjen e Ramës.

“Para fjalimit ne Lezhe! Po e nxjerrin nga mbas dere xurxull! Edhe Ndoka po qesh me te”, shkruan Berisha në Facebook.

Temat
LajmeRajon

Të afërta