Për festën e Bajramit, Meda gëzon me dhurata fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës

Përveç që është një këngëtar shumë i njohur, ai ndryshe njihet edhe si një njëri shumë human.

Bëhet fjalë për Medën i cili në prag të festës së Fitër Bajramit, ka sjellë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve të SOS Fshatrave, transmeton Gazeta Express.

Meda sot ka vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës ku krahas vizitës, ai shpërndau edhe disa dhurata për nder të festës së Bajramit.

“Kengetari i mirenjohur Meda, sot i befasoi femijet e fshatit SOS me viziten e tij dhe me disa dhurata per nder te festes se Bajramit. Femijet u kenaqen me pranine e tij dhe kenduan disa kenge se bashku me Meden”, kishin lënë mbishkrim në faqen zyrtare në Facbook të SOS Fshtarave të Fëmijëve të Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Meda bën diçka të tillë. Ai ka ndihmuar edhe shumë familje me kushte të rënda sociale.

Temat
Showbiz

Të afërta