Neymar: E mirëpresim këtë lojtar në Barcelonë (Foto)

Neymar ka lavdëruar Verrattin, të cilin dëshiron ta shohë me fanellë të Barcelonës.

Ylli i Barcelonës, Neymar, shpreson se mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, do t’i bashkohet Barcelonës.

Raportohet se Verratti ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën dhe mbetet gjithçka të kompletohet mes klubeve. Por, numri një i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është duke insistuar se italiani nuk është në shtije.

“Verratti? Do të doja shumë që ta shohë në Barcelonë. Ai është lojtar i shkëlqyer me teknik të jashtëzakonshme”, tha Neymar për Sport.

“Ai është lojtari i duhur për Barcelonën. Nëse arrihet marrëveshja, jam i sigurt se i gjithë ekipi do ta mirëpresë pasi është lojtar i shkëlqyer”, shtoi Neymar. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta